Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
26 April 2026
Vizion fokus

Ambicia e Braçes për kryeqytetin, deputeti i PS jep...

Të shtëna me armë zjarri në Balldren, dyshohet për...

Liderët botërorë dënojnë sulmin: Dhuna është e papranueshme në...

Shqipëria dënon sulmin në SHBA, reagojnë presidenti, kryeministri dhe...

“Shigjetat” gjejnë dhe sekuestrojnë 258 doza kokaine dhe 8...

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe vodhi...

Bashkëshorti iu vra nga një sulm 7 muaj më...

Partizani mposht Skënderbeun, të kuqtë janë më afër trofeut...

Aksident në Vlorë, autobusi me nxënës del nga rruga,...

FSK-ja dërgon një ekip në Gazë për vlerësimin e...

FSK-ja dërgon një ekip në Gazë për vlerësimin e vendit ku do të veprojë ajo si pjesë e misionit paqeruajtës

26 Prill 12:05

Kosova e ka dërguar një ekip të Forcës së saj të Sigurisë (FSK) në Rripin e Gazës për të bërë një vlerësim të vendit ku pritet të veprojnë trupat kosovare si pjesë e një force ndërkombëtare në territorin palestinez, njoftoi FSK të dielën.

Kuvendi i Kosovës e miratoi me shumicë dërrmuese votash më 17 prill vendimin e mëparshëm të Qeverisë për të dërguar trupa në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese (FNS), si pjesë e nismës së mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, pas armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit vitin e kaluar.

Hamasi është grup militant i shpallur terrorist nga SHBA dhe Bashkimi Evropian.

“Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka dërguar një ekip të FSK-së në Gazë për të realizuar rikonicionin e zonës ku do të operojnë trupat e FSK-së”, thuhet në një njoftim të FSK-së.

Ekipi do të bëjë vlerësime paraprake dhe bashkërendim të aktiviteteve lidhur me zhvendosjen e trupave të FSK-së, të cilat do të veprojë brenda misionit paqeruajtës të FNS-së, e cila është mekanizëm i themeluar si pjesë e nismës së ashtuquajtur Bordi i Paqes nga presidenti amerikan, Donald Trump, për arritjen e paqes në botë.

FSK-ja në njoftimin e saj në Facebook nuk tregoi se kur ka udhëtuar ekipi për në Gazë, e as se sa kohë do të zgjasë vlerësimi i terrenit.

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese nuk është vendosur në Gazë ende për të ndihmuar në ruajtjen e paqes, si dhe për rindërtimin e territorit të rrënuar palestinez, në përputhje me Bordin e Paqes.

Sipas raportimeve të transmetuesit publik izraelit KAN, misioni pritet të nisë angazhimin në Gazë nga muaji maj, përfshirë edhe dhjetëra ushtarë nga Kosova, megjithëse institucionet në Prishtinë nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht këtë afat.

Kosova është në mesin e pesë shteteve të para – së bashku me Indonezinë, Marokun, Kazakistanin dhe Shqipërinë – që janë zotuar për angazhim në këtë mision.

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka thënë më herët se kontingjenti i Kosovës do të përbëhet nga disa dhjetëra oficerë, përfshirë edhe njësi për çminim.

Sipas tij, trupat do të kenë detyra për ofrimin e ndihmës humanitare, asistencë në siguri dhe detyra të tjera të përcaktuara nga mandati i forcës për Gazën.

Përveç autorizimit për dërgimin e trupave, Kuvendi duhet të miratojë edhe marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes.

FSK-ja ka rreth 4.000 pjesëtarë dhe është në proces të shndërrimit në ushtri të plotë profesionale deri në vitin 2028./rel

Posted Under:
Anash Bota Kosova
Tagged:
FSK Gaza

Nga e njëjta kategori

Rritet kërkesa për prona në bregdet, ekspertët: Kemi çmime më favorizuese sesa vendet fqinj

më shumë...

Shkollat, “treg” për trafikantët: Duan të krijojnë varësi nga droga tek nxënsit që t’i mbajnë lidhur  

më shumë...

Festivali Kombëtar i Shkencës, çmimin e parë e fitojnë nxënësit e shkollës së mesme “Zhani Ciko” në Patos

më shumë...

Liderët botërorë dënojnë sulmin: Dhuna është e papranueshme në demokraci, mbështetje për Trump

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:24

Rritet kërkesa për prona në bregdet, ekspertët:...

3:20

Shkollat, “treg” për trafikantët: Duan të krijojnë...

3:01

Ambicia e Braçes për kryeqytetin, deputeti i...

2:56

Të shtëna me armë zjarri në Balldren,...

2:27

Festivali Kombëtar i Shkencës, çmimin e parë...

2:21

Shtohen rastet e mashtrimeve online, policia: Qytetarët...

2:08

Liderët botërorë dënojnë sulmin: Dhuna është e...

1:44

Shqipëria dënon sulmin në SHBA, reagojnë presidenti,...

1:20

“Shigjetat” gjejnë dhe sekuestrojnë 258 doza kokaine...

12:45

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”...

12:29

Bashkëshorti iu vra nga një sulm 7...

12:17

Partizani mposht Skënderbeun, të kuqtë janë më...

12:11

Aksident në Vlorë, autobusi me nxënës del...

12:05

FSK-ja dërgon një ekip në Gazë për...

11:25

3 këshilla për të ulur konsumin e...

10:55

Denoncimi tek drejtori i Policisë së Shtetit...

10:32

Digjet gjatë natës automjeti i gazetarit në...

10:21

Sulmi me armë në Shtëpinë e Bardhë,...

10:17

Siguria ushqimore, Rama: Përafrim me standardet e...

10:05

Paketa e Maleve, Rama apel qytetarëve: Hapni...

Më të klikuarat

  • “Çfarë ka Malbora me burrin e Sarës?”, Deklarata...
  • Katër shenjat e Horoskopit që do kenë lajme të mëdha deri në...
  • Moza për herë të parë në sfidë dhe del e para! Kush janë dy...
  • Bashkëshorti iu vra nga një sulm 7 muaj më parë, Erica Kirk...
  • Babai mjek në burgun e Lezhës, vajza studente e mjekësisë, k...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.