Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
24 April 2026
Vizion fokus

Aksident në Vermosh, një i plagosur

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Cerrik, humb jetën një...

Donald Tusk thumbon Viktor Orban: Më në fund një...

Trump dërgon Witkoff dhe Kushner në Pakistan për bisedimet...

Aksidenti me vdekje në Fushë Krujë, policia jep detaje...

Shtëpia e Bardhë: Witkoff dhe Kushner nisen nesër për...

Merz: BE mund të lehtësojë sanksionet ndaj Iranit, nëse...

Spanja dhe Irlanda bojkotojnë transmetimin e Eurovisionit, Sllovenia do...

Popullariteti i Putinit bie për të shtatën javë radhazi

Aksident tragjik në superstradën Fushë Krujë-Milot, 1 viktimë dhe...

Merz: BE mund të lehtësojë sanksionet ndaj Iranit, nëse arrihet marrëveshje me SHBA-në

24 Prill 19:41

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, tha se Bashkimi Evropian është i gatshëm që gradualisht të lehtësojë sanksionet ndaj Iranit, nëse arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

“Reduktimi i sanksioneve mund të jetë pjesë e procesit”, tha Merz pas samitit të BE-së në Nikozi.

“Dhe, askush nuk e ka kundërshtuar këtë”, tha ai.

Merz e përshkroi këtë si “pjesë të asistencës” që Evropa mund të ofrojë për të avancuar procesin dhe me shpresë për të ndihmuar në arritjen e një armëpushimi afatgjatë.

Ky qëndrim u prit me kujdes nga disa udhëheqës të tjerë të BE-së.

Antonio Costa, president i Këshillit Evropian, gjatë një konference të përbashkët për media pas takimit tha se ende është herët që të diskutohet heqja e ndonjë sanksioni ndaj Iranit.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri komente të ngjashme.

Merz i bëri këto deklarata në një kohë kur BE-ja thuhet se po zhvillon plane emergjente për të përballuar një mungesë, në një të ardhme të afërt, të karburantit për aeroplanë dhe për të maksimizuar prodhimin e rafinerive për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë, të lidhura me luftën me Iranin.

Evropa është më e varur nga importet e karburantit për aeroplanë se nga çdo lloj tjetër karburanti për transport, me rreth 75 për qind që vjen nga Lindja e Mesme.

Çmimet e karburantit për aeroplanë janë rritur ndjeshëm që nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, që në mënyrë efektive u mbyll nga Teherani pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulme ndaj Iranit më 28 shkurt.

Linjat ajrore evropiane kanë paralajmëruar se, nëse konflikti vazhdon, çmimet e biletave mund të rriten, fluturimet mund të anulohen dhe avionët mund të mbeten në tokë.

SHBA-ja ka zgjatur armëpushimin e përkohshëm me Iranin që ishte paraparë të skadonte më 22 prill por, ka në fuqi një bllokadë ndaj porteve iraniane. Palët, gjatë bisedimeve më 11-12 prill në Pakistan dështuan që të arrinin një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës. /REL/

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
BE merz SHBA Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

“Adioni  nuk po e respekton”, opinionistët: Takimi i Olës me vëllain pasqyroi mentalitetin maskilist shqiptar, s’do jetë më vetëvetja

më shumë...

Aksident në Vermosh, një i plagosur

më shumë...

“E kam mbiemrin e rëndë unë”, Ermiona përplaset me Vanesën

më shumë...

E papritur! Ermiona Lekbello kërkon të ndërpresë rrugëtimin në Ferma VIP, çfarë ndodhi mes fermerëve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:51

“Adioni  nuk po e respekton”, opinionistët: Takimi...

10:41

“Do të jesh pjesë e trekëndëshave?” Marrëdhënia...

10:18

Aksident në Vermosh, një i plagosur

10:03

Ermiona Lekbello largohet nga Ferma VIP

9:45

Ferma VIP/ Tre konkurrentë në televotim, kush...

9:44

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Cerrik, humb...

9:26

“E kam mbiemrin e rëndë unë”, Ermiona...

9:19

E papritur! Ermiona Lekbello kërkon të ndërpresë...

9:11

Këto shenja Horoskopi do të kenë probleme...

9:00

Nis spektakli Ferma VIP 3, ndiqeni LIVE...

8:48

Këto rroba nuk duhet të lahen kurrë...

8:16

Donald Tusk thumbon Viktor Orban: Më në...

8:07

Trump dërgon Witkoff dhe Kushner në Pakistan...

7:47

Aksidenti me vdekje në Fushë Krujë, policia...

7:45

Shtëpia e Bardhë: Witkoff dhe Kushner nisen...

7:41

Merz: BE mund të lehtësojë sanksionet ndaj...

7:10

Spanja dhe Irlanda bojkotojnë transmetimin e Eurovisionit,...

6:53

Popullariteti i Putinit bie për të shtatën...

6:47

Aksident tragjik në superstradën Fushë Krujë-Milot, 1...

6:30

NATO: Nuk ka dispozitë për të përjashtuar...

Më të klikuarat

  • “Mami të duam çmendurisht”, surprizohet nga vajz...
  • Policia Rrugore “blindon” rrugët, mbi 21 mijë gjoba në një j...
  • Parashikimi ditor për 12 shenjat e horoskopit: Vendimet e pa...
  • Hita ndryshon kupolën e policisë! Gati për ndryshimet edhe t...
  • Aksident në aksin Maliq–Korçë, tre të plagosur
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.