Avokati Altin Kaziaj, i ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus tha se SPAK-u është një strukturë e limituar, përballë korrupsionit galopant në vendin tonë.
Sipas avokatit, ndonëse vëmendja shpesh përqendrohet te SPAK, ekzistojnë edhe struktura të tjera që ndikojnë dhe kontrollojnë procesin, teksa shtoi se vendimmarrja përfundimtare i takon gjykatës.
Kaziaj vlerësoi se arritjet e deritanishme kanë qenë të pjesshme.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Drejtimi i SPAK këto muaj nga Braho dhe operacionet e fundit?
Kaziaj: Ne flasim për SPAK, ndërkohë që ka struktura të tjera që kontrollojnë SPAK-un. Është gjykata ajo që vendos në fund të fundit. Prokuroria e Posaçme shtë një strukturë e limituar. 20 prokurorë nuk mund t’ia dalin dot.
Borakaj: Ndoshta edhe 200 prokurorë të ishin, do të ishte e vështirë prapë.
Kaziaj: Shqipëria është me një korrupsion galopant. Arritja e një suksesi të deritanishëm është deri diku me paterica. SPAK-u vetë është strukturë e limituar. SPAK ka të mirat dhe të këqijat e veta. Se është titullar apo një tjetër, institucioni nuk varet nga kjo. Unë s’e di çfarë objektivash ka pasur SPAK në këto katër muaj që të them “bravo ju qoftë” apo të kundërt.
/vizionplus.tv





