Universiteti i Sporteve të Tiranës dhe Fondacioni “Egnatia” nënshkruan në datën 14 prill 2026, një Marrëveshje Bashkëpunimi, duke vendosur kështu një kuadër të përbashkët për zhvillimin e aktiviteteve në fushën e sportit, edukimit dhe përfshirjes së të rinjve.
Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i Universitetit të Sporteve të Tiranës, Prof. Dr. Agron Kasa, dhe Presidenti i Fondacionit, Agim Demrozi, duke reflektuar angazhimin e përbashkët për ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme dhe efektive.
Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është: Zhvillimi i projekteve të përbashkëta në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Pjesëmarrja në programe të financuara nga Bashkimi Europian (Erasmus+, CERV, Horizon Europe, Interreg, IPA, etj.). Nxitja e kërkimit shkencor sportiv, inovacionit dhe përfshirjes sociale përmes sportit. Angazhimi i studentëve në praktika dhe aktivitete të përbashkëta
Universiteti i Sporteve të Tiranës shpreh përgëzimet për Fondacionin “Egnatia” dhe në veçanti për progresin e Klubit të Futbollit Egnatia, i cili është konsoliduar tashmë si një ndër klubet elitare në kampionatin shqiptar të futbollit, falë performancës, profesionalizmit dhe vizionit të tij drejt suksesit.





