Ish presidenti Bamir Topi ka komentuar situatën politike në Kosovë.
Referuar zhvillimeve të fundit, Topi ka “këshilluar” kryeministrin Albin Kurti që të zgjedhë një president jashtë partisë së tij, për të fituar më shumë kredenciale ndërkombëtare.
“Kosova ka dy pamje, njëra pamje është që ato kanë thelluar demokracinë nëpërmjet zgjedhjeve, sepse dinë ti bëjnë zgjedhjet më mirë sesa ne në Shqipëri. Shoqëria kosovare ka qenë koshiente, që kur e pa që nuk ishin numrat e nevojshëm për të dhënë ti qeverisje, ja dha dhe këtë mundësi qeverisë “Kurti”. Tani problem është menaxhimi i pushtetit, që është pamja tjetër e Kosovës. Po të kisha qenë unë, atje mund ta jap një këshillë, gjë që nuk e bëj në Shqipëri. Ndonëse kuadri kushtetues ka ato votimet, raundi i parë, i dytë dhe i tretë, unë do thoja që boll janë numrat që Kurti ka në Parlament, qeveri. Që ka një kontroll politik të fortë në Kosovë dhe do kishte rritur dimensionet shumë lart dhe do merrte kredenciale të forta ndërkombëtare nëse me iniciativë e tij ai do kishte gjetur kompromisin që Presidencën ta drejtonte një person jashtë partisë së tij. Kjo varet nga ai sepse nuk dihet se sa është egoizmi i tij politik. Gjykoj që për të mirën e Kosovës dhe të atyre njerëzve që unë kam respekt sepse kam miqësi, jam që të gjejnë një zgjidhje të kësaj natyre dhe kjo do e ndihmonte Kosovën në tryezat ndërkombëtare”, tha Topi.
/vizionplus.tv





