Rradhë të gjata janë krijuar në dalje në Pika e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, për shkak të fluksit të shtuar të lëvizjeve.
Për të përballuar situatën, policitë kufitare shqiptare dhe maqedonase po punojnë me 8 sportele në total, 4 në dalje dhe 4 në hyrje.
Ndërkohë, për shtetasit maqedonas po aplikohet procedurë e përshpejtuar, me qëllim lehtësimin e qarkullimit dhe reduktimin e kohës së pritjes.
Aktualisht, qytetarët po përballen me pritje deri në 1 orë e 30 minuta për të dalë nga vendi ynë në drejtim të Maqedonisë së Veriut.





