Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
14 June 2026
Vizion fokus

Efektivi i dha fund jetës me armën e shërbimit,...

Vetëvritet me armën e shërbimit efektivi në Tiranë

Vritet me armë zjarri kryebashkiaku në Meksikë

“Marrëveshja me Iranin do të nënshkruhet sot”, Teherani shpreh...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Borsh Moisi...

Trump: Nesër nënshkruajmë marrëveshjen e re me Iranin, do...

Qytetarët mbyllin protestën para kryeministrisë, nis marshimi në rrugët...

Starmer: Do të publikojmë planin e investimeve të qeverisë...

Aksident në Shëngjin, autobusi del nga rruga dhe përfundon...

Autoritetet belge kërkojnë 5 vite burg për narkotrafikantët shqiptarë

“Paketë ndihme për të varfërit”, Malaj: Po mendojmë masat e reja. Bordi frenon abuzimet në treg

30 Mars 14:51

Qeveria po mendon për një paketë mbështetëse për shtresat vulnerabël, që do të ndihmojë individët në nevojë të përballojnë rritjen e çmimeve për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme.

“Situata është në monitorim të vazhdueshëm nga qeveria, ne jemi në bashkërendim me të gjitha ministritë e linjës për të parë si do të jenë zhvillimet në vijim. Në rast se do të nevojitet që do të ketë ndërhyrje nga ana e qeverisë për të prezantuar paketa ndihmëse për shtresat në nevojë, padiskutim që do t’i marrim të gjitha masat e nevojshme. Edhe vetë rezultatet na e mundësojnë këtë gjë”, tha ministri i Financave, Petrit Malaj.

Ministri Malaj shpjegoi edhe si do të bëhet ulja e akcizës së naftës me 20%, si një mekanizëm për të mbrojtur qytetarët nga çmimet e larta të karburanteve.

“Mekanizmi do jetë i tillë në momentin që bordi do caktojë që çmimi i tregtimit me pakicë do jetë 221 lekë, në atë moment merret vendimi që çmimi i shitjes do jetë 221 lekë minus reduktimin e akcizës 20%, pra do të jetë 213 lekë. Kjo do bëhet me baza ditore, kur çmimi kalon mbi 220 lekë, do kemi një reduktim të çmimit me pakicë me 8 lekë. Kur çmimi do jetë nën 220 lekë, do jetë çmimi që ka përcaktuar Bordi”, tha Malaj.

Gjatë konferencës me gazetarët, Petrit Malaj njoftoi edhe se çmimet e referencave për pasuritë e patundshme për 60 bashkitë e vendit, përjashtuar Tiranën, pritet të jenë gati brenda muajit tjetër.

“Ka një grup pune që ka marrë përsipër të përfundojë procesin brenda prillit. Rishikimi i referencave u shty sepse u vërejtën diferenca mes çmimeve të regjistruara në Kadastër dhe çmimeve që rezultuan nga kontrollet në terren”, tha ministri.

Sa i takon paqes fiskale dhe fshirjes së detyrimeve të prapambetura, dy nisma të hyra në fuqi prej 1 janarit, por për të cilat nuk ka nisur ende zbatimin, qeveria i ka përcjellë aktet nënligjore te ndërkombëtarët, për sugjerime dhe ndërhyrje nga ana e tyre./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Petrit Malaj

Nga e njëjta kategori

Efektivi i dha fund jetës me armën e shërbimit, reagon policia

më shumë...

Vetëvritet me armën e shërbimit efektivi në Tiranë

më shumë...

Vritet me armë zjarri kryebashkiaku në Meksikë

më shumë...

“Marrëveshja me Iranin do të nënshkruhet sot”, Teherani shpreh rezerva lidhur me afatin e shpallur nga Trump

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

9:35

Efektivi i dha fund jetës me armën...

9:22

Vetëvritet me armën e shërbimit efektivi në...

8:54

Vritet me armë zjarri kryebashkiaku në Meksikë

8:45

“Marrëveshja me Iranin do të nënshkruhet sot”,...

8:39

Parashikimi i motit për sot, 14 Qershor...

8:12

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Qershor...

10:38

Mburojë kundër ftohjes dhe kontribuues në shëndetin...

10:33

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në...

10:08

Këto ushqime do ju ndihmojnë të flini...

10:02

Këto ushqime do ju ndihmojnë të flini...

9:49

Trump: Nesër nënshkruajmë marrëveshjen e re me...

9:30

Qytetarët mbyllin protestën para kryeministrisë, nis marshimi...

9:13

Starmer: Do të publikojmë planin e investimeve...

7:44

Aksident në Shëngjin, autobusi del nga rruga...

6:56

Disa truke se si të bëni një...

6:45

Autoritetet belge kërkojnë 5 vite burg për...

6:34

Zjarr pranë zonave të banuara në Vlorë,...

6:09

Dita e 14-të e protestës, qytetarët grumbullohen...

5:51

FOTO/ Zhdukja e Eglant Koçit, Mand “Dhelpra”...

5:39

Dy makina përplasen kokë më kokë në...

Më të klikuarat

  • Në lidhje me këngëtarin e njohur shqiptar, Klevisa Gega e zb...
  • “U futa në bela me burrin tënd”, Dasara i “...
  • Protesta hyn në ditën e 14-të, Berisha: Çdo shqiptar duhet t...
  • Nga Italia dhe Greqia në argjendaritë e Fierit e Lushnjës, z...
  • Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete, disa të lëndu...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.