Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
21 May 2026
Vizion fokus

Dakordësimi për ndryshimet, Hitaj ngre dyshimet: “Muajt e mjaltit”...

PD bashkoi votat me PS për rezolutën e integrimit,...

Berisha: Integrimi në BE të jetë proces i bazuar...

Trump: SHBA kanë “kontroll total” mbi Ngushticën e Hormuzit

Shqipëria një hap më afër BE-së, Mërtiri: Lajm pozitiv,...

BE jep “dritën jeshile” për IBAR, të premten, raporti...

Rubio: Tarifat në Hormuz do ta bënin të pamundur...

Kontrolle në burgjet e Peqinit, Shkodrës dhe Durrësit, çfarë...

Pas Koresë së Jugut, Rama viziton Japoninë

Nga SPAK te korrupsioni e zgjedhjet, kriteret dhe kritikat...

Mediat amerikane: Trump po shqyrton angazhimin e trupave tokësore në Lindje të Mesme

20 Mars 12:28

Disa media amerikane janë duke raportuar – duke cituar burime – se presidenti amerikan, Donald Trump është duke e shqyrtuar mundësinë e angazhimit të mijëra ushtarëve amerikanë shtesë për të forcuar operacionin në Lindje të Mesme, vendim që mund t’i japë Trumpit opsione shtesë në luftën kundër Iranit.

Raportimet vijnë teksa vetë Trump e ka mohuar më 19 mars se synon dislokimin e trupave tokësore në rajon, ndonëse nuk e përjashtuar tërësisht si opsion.

“Nuk do të dislokohen trupat askund”, u ka thënë ai gazetarëve.

“Edhe nëse do ta veproja ashtu, nuk do t’ju tregoja juve. Por, jo. Do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme”.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, duke folur në kushte anonime, ka thënë për agjencinë e lajmeve Reuters se “nuk është marrë asnjë vendim për të dislokuar ushtarë në terren, mirëpo presidenti Trump i ka të gjitha opsionet e hapura”.

“Presidenti është i fokusuar në arritjen e të gjithë objektivave në Operacionin Tërbimi Epik, shkatërrimin e kapaciteteve të raketave balistike të Iranit, shkatërrimin e marinës, garantimin që degëzime terroriste nuk mund ta destabilizojnë rajonin si dhe të garantojë që Irani nuk mund të ketë kurrë një armë bërthamore”.

Pentagoni ka refuzuar të komentojë në këtë drejtim.

Mbrojtja e tankeve, kapja e Hargut

Megjithatë, raportime vazhdon të ketë. Agjencia Reuters, duke cituar katër burime, përfshirë dy zyrtarë amerikanë, ka thënë se trupat shtesë do t’i jepnin Trumpit mundësi për të siguruar rrugën detare që kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Sipas burimeve, një operacion i tillë do të mund të kryhej nga forcat ajrore dhe detare, por që do të nevojiteshin edhe trupa shtesë amerikane nëpër brigjet e Iranit.

Sipas zyrtarëve amerikanë që kanë informacione për këto zhvillime, administrata amerikane është duke e shqyrtuar edhe mundësinë e angazhimit të trupave tokësore në Hargun e Iranit, ishull përmes së cilit kalojnë 90 për qind e eksporteve të naftës iraniane.

Një zyrtar ka thënë se një operacion i tillë do të ishte mjaft i rrezikshëm, marrë parasysh që Irani ka kapacitete për të goditur ishullin me raketa dhe dronë.

Forcat amerikane kanë kryer sulme kundër shënjestrave ushtarake në ishull më 13 mars. Atë ditë, Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara i kanë shkatërruar të gjitha asetet ushtarake të ishullit, si dhe e kanë shkatërruar infrastrukturën e energjisë.

Ai pati kërcënuar edhe me goditje të infrastrukturës së naftës, çka do ta dëmonte rëndë ekonominë e Iranit, por edhe do t’i rriste çmimet e naftës edhe më shumë në nivel global./rel

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Lindja e mesme trump

Nga e njëjta kategori

PD bashkoi votat me PS për rezolutën e integrimit, eksperti: Pjekuri politike, opozita nuk bëri autogol

më shumë...

Berisha: Integrimi në BE të jetë proces i bazuar në meritë

më shumë...

Trump: SHBA kanë “kontroll total” mbi Ngushticën e Hormuzit

më shumë...

Një muaj paraburgim për shtatë drejtorët e institucioneve serbe në Kosovë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:27

Dakordësimi për ndryshimet, Hitaj ngre dyshimet: “Muajt...

9:18

PD bashkoi votat me PS për rezolutën...

8:53

Berisha: Integrimi në BE të jetë proces...

8:41

Trump: SHBA kanë “kontroll total” mbi Ngushticën...

8:10

Shqipëria një hap më afër BE-së, Mërtiri:...

8:07

BE jep “dritën jeshile” për IBAR, të...

7:58

Një muaj paraburgim për shtatë drejtorët e...

7:13

Rubio: Tarifat në Hormuz do ta bënin...

6:45

Studimi: Konsumuesit e mishit kanë më shumë...

6:16

Kontrolle në burgjet e Peqinit, Shkodrës dhe...

6:01

Pas Koresë së Jugut, Rama viziton Japoninë

5:32

Nga SPAK te korrupsioni e zgjedhjet, kriteret...

5:17

Lufta ndaj drogërave, ambasada e SHBA: Nisma...

4:59

Ukraina sulmon selinë e agjencisë ruse të...

4:44

Putin: Përdorimi i armëve bërthamore, masë emergjente...

4:33

Dron i paidentifikuar në hapësirën ajrore të...

4:18

Drita jeshile nga BE për miratimin e...

4:06

Zhvillohet testi i klasave të pesta, nxënësit...

4:00

Babai e harroi në makinë dhe shkoj...

3:42

Rubio në takimin e NATO-s mes shqetësimeve...

Më të klikuarat

  • “Ditë vendimtare që ndikojnë gjithë verën për 12 shenj...
  • “Pas vdekjes së Visit…”, babai i Ervis Mar...
  • “Ndihesh i braktisur nga fëmijët, familja”, përl...
  • Aksident tragjik në Librazhd, humb jetën 66-vjeçarja (Emri)
  • VIDEO/ Aksidenti i rëndë në Shkodër, momenti kur shoferi i m...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.