Banorët e Rrjollit protestuan këtë të mërkurë përpara Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, duke e sulmuar godinën e SPAK me vezë.
Ata pretenduan se prona e tyre është grabitur dhe po jepet padrejtësisht për të ndërtuar një resort.
Me pankarta në duar banorët u shprehën se kanë dokumentet e ligjshme për të provuar se prona u përket atyre, ndërsa sipas tyre ndërtuesi i ka falsifikuar ato.





