Një automjet u përplas me një portë në Shtëpinë e Bardhë pak para orës 07:00 të mëngjesit sipas orës lokale në Washington, D.C., duke shkaktuar mbylljen e disa rrugëve përreth kompleksit presidencial.
Sipas autoriteteve, makina u përplas me një portë sigurie në kryqëzimin e Connecticut Avenue dhe H Street, në anën veriore të rezidencës presidenciale, raportoi Daily Mail.
BREAKING🚨: Heavy police presence around the White House — investigating a suspicious vehicle nearby. Roads closed, driver detained by Secret Service for questioning. Situation developing… pic.twitter.com/GcNZPD0b7k
— Officer Lew (@officer_Lew) March 11, 2026
Shoferi i automjetit u arrestua dhe po mbahet nga Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara, i cili po e merr në pyetje në lidhje me incidentin.
Nga përplasja nuk raportohet për persona të lënduar.
Ngjarja vjen në një kohë shqetësimesh të shtuara për sigurinë në SHBA, pas disa incidenteve të fundit të dhunshme në vend.
Të shtunën, dy persona të dyshuar si anëtarë të Shtetit Islamik hodhën pajisje shpërthyese të improvizuara gjatë një proteste pranë rezidencës zyrtare të kryebashkiakut të New York City.





