Rreth orës 06:30, në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”, në vendin e quajtur “Mogila”, automjeti me drejtues shtetasin K. Ç., 67 vjeç, banues në Elbasan, është përplasur me automjetin taxi me drejtues shtetasin K. R., 28 vjeç, banues në Tiranë.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi K. R., dhe 3 pasagjerë, të cilët po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe janë në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.





