Kryedemokrati Sali Berisha gjatë një takimi me banorët e njësisë 7 në Tiranë, ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama se i vodhi zgjedhjet e vitit 2025.
Në fjalën e tij kryedemokrati ttheksoi se mandatet e fituara me farsë, po përdoren si mburojë e krimit, plaçkitjeve të bëra gjithë këto vite dhe për një grusht shteti.
Berisha: Sot, pasi shndërroi zgjedhjet në farsë elektorale, tani mandatet e marra me këto, në këtë farsë, përdoren si mburojë e krimit, përdoren si mburojë e plaçkitjeve, përdoren si mekanizëm, përdoren si faktor për të kryer një grusht shteti më të keq, jua them unë këtu, shumë më të keq se ai që bëri Ramiz Alia në shkurt të vitit ’91.
Po, më të keq. Më të rrezikshëm.
Tani, një njeri i cili duke përdorur të gjithë fuqinë ekzekutive, fuqinë e pushtetit të tij, duke shkelur çdo ligj dhe normë, i ka shndërruar zgjedhjet në farsë elektorale, dhe jo në 2026-ën, jo. I ka shndërruar zgjedhjet në farsë elektorale nga 2017 dhe këtej.
Ju, ne kemi fituar në 2021-shin. Jua them me bindjen më absolute. Por ai i rrëmbeu zgjedhjet. Si i rrëmbeu zgjedhjet? Po sepse shpërndau në zonën e Durrësit, Krujës, Kurbinit, Lezhës, Tiranës, Kavajës, 130 milionë euro. Me thesar, me fatura thesari. Kujt? Jua shpërndau atyre të dëmtuarve nga tërmeti, por i shpërndan krejtësisht me hartë elektorale në mënyrë që të blinte votat. Dhe dikush merrte 5.000, dikush merrte 10.000, dikush merrte 20.000 dhe me radhë, dhe i mori, ai mori votat. Ai mori votat.
Zgjedhjet ishte, s’do të merremi, por në një akt, jua them këtu, ishte në tradhti e vërtetë të atij që kishim kryetar, që nuk e mbrojti. Nuk e mbrojti votën. Miq, pa asnjë justifikim. Por kam shkrojtur me datën 27 prill një artikull ku them, vota vdiq pa hyrë në kuti. Dhe i them atij, zotërinj, tani detyra jonë është të mbrojmë votën. Të mbledhim çdo provë, çdo fakt, çdo dokument dhe t’i faktojmë shqiptarëve dhe botës se zgjedhjet ishin farsë. Sepse ishin farsë. Sepse kurrë, kurrë nuk do të pranoja të njollosja një proces zgjedhor të drejtë. Por nuk mund të pranoj kurrë një proces zgjedhor që është farsë.





