Me urdhër të Prokurorisë është ndaluar nga policia efektivi B.K, i cili akuzozhet për shpërdorim detyre, për ngjarjen e ndodhur në Rrilë të Lezhës.
Mësohet se ai ka qenë prezent brenda në berberhanen ku ndodhej 21-vjeçari Merando Nikulaj, shenjestra e atentatit.
Gjatë sulmit me armë, efektivi u është kundërpërgjigjur autorëve me armë zjarri. Lidhur me ngjarjen policia po ushtron kontrolle të shumta në Lezhë.





