Për ditën e shtunë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal përgjatë relieveve malore.
Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 16 gradë celcius, ndërsa ato minimale në zero gradë celcius.
Era do të fryjë do të fryjë me drejtim nga juglindje-jugperëndim, në mbrëmje drejtimi i erës kthehet nga Verilindja me shpejtësi mesatare 6 m/s.
Valëzimi në detet Jon dhe Adriatik do të jetë i forcës 1-2 ballë.





