“Valsi i luleve” e trupës së Baletit të Teatrit Kombëtar të Operës ka pushtuar mbrëmjen e së enjtes skenën e “Petro Markos”, duke I dhënë asaj një atmosferë magjike.
Një udhëtim koreografik me fragmente nga repertori i baletit klasik, “Valsi i luleve”, erdhi i ndërthurur me elementë të gjuhës bashkëkohore të lëvizjes.
“Programi krijoi një dialog të ndjeshëm mes traditës dhe modernes, duke ruajtur hijeshinë klasike dhe duke e pasuruar atë me shprehje të reja artistike,çka u vlerësua nga spektatorët e shfaqjes”, tha Aulon Naçi, drjetori i TKOB
Programi krijoi një dialog të ndjeshëm mes traditës dhe modernes, duke ruajtur hijeshinë klasike dhe duke e pasuruar atë me shprehje të reja artistike,çka u vlerësua nga spektatorët.
“Po mua më pëlqeu shumë. Origjina ime është nga shtetet e bashkuara të amerikës. Po jetoj në Vlorë prej Tetorit. Qyteti më pëlqen shumë. Në shfaqje më pëlqeu numri që u dha në mesin e saj, një performancë mes një djali dhe një vajze, mendoj se ishte shumë dramatike. Ishte performancë shumë e mirë”
“Unë vij nga Milano.Jam tepër i lumtur që më ftuan në këtë shfaqje të mrekullueshme.Vërtet një shfaqje shumë e bukur, profesioniste. Jam me pushime këtu por e shijova shumë. Vërtet bravo për performancën”.
Kjo natë e dedikuar baletit solli pranë publikut vlonjat bukurinë, disiplinën dhe emocionin që ky art përcjell, duke e kthyer skenën në një hapësirë ku lëvizja, muzika dhe ndjenja bashkohen në harmoni të plotë./vizionplus.tv





