Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme zonën e Orikumit, duke vënë në vështirësi forcat zjarrfikëse. Për shkak të intensitetit të flakëve, në ndihmë të zjarrfikësve të Vlorës janë angazhuar edhe mjete dhe efektivë nga Himara.
Era e fortë po favorizon përhapjen e zjarrit, ndërsa ekipet në terren po punojnë pa ndërprerje për të neutralizuar flakët dhe për të shmangur rrezikun për zonat përreth.
Situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë të larguar nga zona të rrezikuara dhe të jenë të kujdesshëm.
/vizionplus.tv





