Disa zona në kryeqytet janë pa energji elektrike.
Mësohet se një defekt në linjën 110 kV të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) ka shkaktuar ndërprerje të energjisë.
Lexo edhe :
Related Posts
Sipas informacioneve paraprake, pa energji elektrike kanë mbetur lagje në Njësitë Administrative 1 dhe 2, përfshirë zonat e Ali Demit, Shkozës, Tregut Elektrik, Saukut, Farkës, si edhe zona të tjera përreth.
Burime nga OSHEE bëjnë me dije se defekti i përket OST-së, e cila ndodhet në terren dhe po punon për gjetjen e një zgjidhjeje alternative, me qëllim furnizimin gradual të nënstacioneve përmes linjave të tjera të transmetimit.
Autoritetet po punojnë për normalizimin e situatës dhe rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike në zonat e prekura. /vizionplus.tv






