Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar një kallëzim penal në SPAK ndaj kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, nën akuzën për shpërdorim detyre.
Shkak është bëre refuzimi per te zhvilluar mbledhjen e Këshillit të Mandateve lidhur me kërkesën e SPAK për të hequr imunitetin e zëvëndëskryeministres Belinda Balluku.
Dokumenti mban firmën e kreut të Grupit Parlamentar Gazment Bardhi ndërsa pretendohet se këto mosveprime kanë cenuar të drejtat e anëtarëve të këshillit, kanë penguar drejtësinë dhe kanë dëmtuar mbarëvajtjen e hetimeve të SPAK.
PD ka kërkuar pesë herë mbledhjen e Këshillit të Mandateve por mazhoranca është shprehur se anëtarët do të mblidhen pas vendimit te Gjykatës Kushtetuese për çështjen Balluku.





