Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të shërbimit zjarrfikës, Arben Cara, pezullohet menjëherë nga puna zjarrfikësi 54 vjeçar Luan Sulstarova
Ky i fundit u arrestua mbrëmjen e djeshme në kuadër të operacionit “Aktiviteti”.
Të arrestuarit ju gjet një sasi lënde narkotike kanabiss sattiva, gjatë aksionit në një prej lokaleve të Pogradecit në zonën e ish vilave
Mësohet se deri në përfundim të hetimeve dhe zbardhjes së plotë të rrethanave, zjarrfikësi do të jetë i pezulluar nga detyra.
“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Aktiviteti”, u arrestua në flagrancë shtetasi L. S., 54 vjeç, banues në Pogradec, (zjarrfikës në bashkinë Pogradec).
Nga kontrolli në lokalin që administronte ky shtetas, në lagjen nr.1, Pogradec, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, një shumë parash e cila dyshohet të jetë siguruar nga ky aktivitet dhe 2 aparate celularë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme”, thuhej në njoftimin e policisë./vizionplus.tv





