Gazetari Reldar Dedaj, i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar protestën e opozitës një ditë më parë.
Dedaj tha se opozita nuk mund të vijë në pushtet nëse agravon protestat. Sipas tij, ndërkombëtarët nuk do ta mbështesin kurrë dhunën.
Ai tha se PD-ja duhet të ndërtojë alternativë dhe të mos djegë politikanët e rinj.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Nëse do të qëndronte në shesh, opozita do të ishte më imponuese?
Dedaj: Ashtu siç e shoh unë PD-në, nuk mund të vijë në pushtet nëse e agravon situatën. Nuk ua jep askush atë të drejtë, madje iu rrëshqet nga dora, dhe nuk duhet ta mendojnë fare. Ndërkombëtarët, përballë kaosit, do të zgjedhin hajdutin më të madh.
Ibraj: Jo më të madh, më të mirë.
Dedaj: Një protestë e dhunshme nuk i sjell asgjë opozitës. Kërkohet nga PD-ja që të kapë mesazhin. Patjetër që ka probleme me lidershipin. Duhet një parti të prodhojë alternativë, nuk duhet të djegë politikanët e rinj. Aty ka një brez shumë të mirë politikanësh: Këlliçi, Xhaferri, Korreshi, Balliu, të gjithë të shkolluar jashtë shtetit.
Ibraj: Dhe Jorida, dhe Alimehmeti.
Dedaj: Ky grup deputetësh nuk duhet të përdoret për të prodhuar këto skena.





