Pas protestës së opozitës para Kryeministrisë, 10 protestues janë shoqëruar në komisariatin nr.1 të policisë në Tiranë.
Në rajon kanë mbërritur dhe një grup deputetësh të Partisë Demokratike.
Protesta e sotme e opozitës u shoqërua me tensione e përplasje në përfundim të fjalës së liderit demokrat Sali Berisha, ku u hodhën molotov drejt kryeministrisë.
Si pasojë u lëndua një qytetar, i cili u përfshi nga flakët dhe dy efektivë policie.





