Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 July 2026
Vizion fokus

Samiti i NATO-s 2026/ Ankaraja mirëpret Forumin e Industrisë...

“Kjo është Tirona jonë …”, Rama ironizon protestën me...

“Nuk është më e flamingove, por e Saliut”, Balla...

“Aplikoni për programin Siguria dhe Hetimi”, Lamallari thirrje të...

Dita e 37-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Kina Jugore goditet nga tajfuni “Maysak”, përmbytje masive dhe...

Zbulohet shifra, ja sa do të paguajë klubi turk...

Java e Administratës Publike/ Prezantohen nismat e reja për...

Macron arrin në Siri, vizita e parë e një...

Hamasi shpërbën administratën e Gazës

I dyshuari për sulmin në plazhin australian akuzohet për 59 vepra penale

17 Dhjetor 10:48

Tri ditë pas sulmit vdekjeprurës në plazhin Bondi Sidnejt, autoritetet australiane kanë ngritur aktakuzë ndaj një të dyshuari 24-vjeçar për 59 vepra penale, përfshirë 15 akuza për vrasje.

Në një komunikatë të mërkurën, Ekipi i Përbashkët Kundër Terrorizmit i Uellsit të Ri Jugor (JCTT) njoftoi se oficerët shkuan në spital, ku i dyshuari u akuzua zyrtarisht për 15 vepra penale të vrasjes dhe 40 vepra penale të shkaktimit të dëmtimeve të rënda trupore me qëllim vrasjeje.

Akuza të tjera përfshijnë përdorimin e armës së zjarrit me qëllim shkaktimin e dëmtimeve të rënda trupore dhe shfaqjen publike të simboleve të një organizate të ndaluar terroriste.

Naveed Akram dhe babai i tij, Sajid Akram, akuzohen se hapën zjarr ndaj turmës se njerëzve që po festonin festën hebraike të Hanukës në plazh të dielën, duke vrarë i 15 njerez dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Babai 50-vjeçar u vra nga policia në vendngjarje, ndërsa djali i tij u arrestua dhe u dërgua në spital në rrezik për jetën pasi u plagos rëndë.

Naveed Akram doli nga koma të martën. Sipas gazetës The Sydney Morning Herald, 24-vjeçari nuk pranoi të japë deklaratë.

Autoritetet thanë se 20 njerëz të plagosur janë ende duke u trajtuar në spital. Pesë prej tyre janë në gjendje kritike.

Lidhje të mëparshme me Shtetin Islamik

Autoritetet thonë se sulmuesit kishin lidhje me organizatën terroriste Shteti Islamik. Sipas zyrtarëve, disa pajisje shpërthyese dhe dy flamuj të improvizuar të Shtetit Islamik u gjetën në makinën e djalit.

Kryeministri australian, Anthony Albanese, theksoi se agjencia e inteligjencës së brendshme e kishte hetuar të riun, asokohe adoleshent, gjashtë vjet më parë për lidhje të dyshuara me një qelizë terroriste të Shtetit Islamik në Sidnej.

“Duhet të rikthehemi dhe të shohim se çfarë ndodhi në vitin 2019, kur ky person u hetua, dhe çfarë vlerësimi u bë”, tha Albanese për ABC Newsradio të mërkurën.

Ai shtoi se gjithçka duhet të rishikohet, përfshirë bashkëpunimin ndërmjet shërbimeve të inteligjencës, agjencive të sigurisë dhe policisë.

Dy sulmuesit kishin kaluar një muaj në Filipine pak para sulmit, ku, sipas raportimeve të mediave australiane, kishin marrë trajnim “të stilit ushtarak” në ishullin Mindanao.

Shteti Islamik është aktiv në Filipine përmes grupeve lokale xhihadiste.

Sipas autoriteteve të emigracionit në Manila, babai ishte me origjinë nga India dhe kishte leje të qëndrimit të përhershëm në Australi, ndërsa djali është i lindur në Australi./rel

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Australi Plazh sulm

Nga e njëjta kategori

Samiti i NATO-s 2026/ Ankaraja mirëpret Forumin e Industrisë së Mbrojtjes

më shumë...

Horoskopi ditor: Çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë, dikush surprizohet

më shumë...

Parashikimi i motit për sot, temperatura të larta në vend dhe shtrëngata afatshkurtra

më shumë...

Tiranë/ Konflikt mes tre personave te ish-Parku, një i plagosur me thikë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

8:30

Samiti i NATO-s 2026/ Ankaraja mirëpret Forumin...

8:12

Horoskopi ditor: Çfarë kanë rezervuar yjet për...

8:09

Parashikimi i motit për sot, temperatura të...

10:38

Tiranë/ Konflikt mes tre personave te ish-Parku,...

10:25

“Kjo është Tirona jonë …”, Rama ironizon...

10:19

“Nuk është më e flamingove, por e...

10:11

Si të dalloni një person që ka...

9:56

“Aplikoni për programin Siguria dhe Hetimi”, Lamallari...

9:50

Dita e 37-të e protestës, qytetarët nisin...

9:43

Këto ushqime ju ndihmojnë ta mbani sheqerin...

9:28

Kina Jugore goditet nga tajfuni “Maysak”, përmbytje...

9:21

Zbulohet shifra, ja sa do të paguajë...

9:00

Trëndafili i egër: Fruti i pasur me...

8:31

Java e Administratës Publike/ Prezantohen nismat e...

8:26

Macron arrin në Siri, vizita e parë...

7:33

Hamasi shpërbën administratën e Gazës

7:29

Dita e 37-të e protestës, nis grumbullimi...

7:25

BE dënon aktivitetet destabilizuese të Rusisë në...

6:55

Netanyahu i kërkon SHBA-së të mos i...

6:54

Vatër e re zjarri në autostradën Tiranë-Durrës,...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Kujdes deri më 12 korrik! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Ek...
  • I shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin e qytetarëv...
  • Tritol makinës në Shkodër, policia: Ja kujt i përkiste, u sh...
  • Mirela Kumbaro Hapen regjistrimet për klasat e para, Kumbaro: Prindrit t’i...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.