Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
02 December 2025
Vizion fokus

“S’bëhet PD me Berishën”, Prençi: Flamur Noka s’di kur...

Kush e “tradhtoi” Ballukun? Kalaja zbulon në QUO VADIS...

Aulon Kalaja zbulon çfarë po ndodh në kampin opozitar:...

A do të shkaktojë tërmet arrestimi i Federica Mogherinit?...

Arrestimi i Federica Mogherini, Oketa: Zhvillim negativ, rasti i...

Çështja “Balluku”, Oketa: Akuzë e rëndë për një figurë...

“Balluku nën hetim prej 9 muajsh”, Prençi: Pezullimi kompetencë...

Shtyhet çështja “Balluku” në Kushtetuese, juristi tregon hapat që...

KQZ-ja nuk e certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e...

Berisha në “Foltore”: Do bëjmë një analizë të shkëlqyer...

“Balluku nën hetim prej 9 muajsh”, Prençi: Pezullimi kompetencë e GJKKO dhe e asnjë pushteti tjetër

2 Dhjetor 21:31

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, i përbërë nga tre anëtarë nuk arriti dot sot të merrte një vendim për t’i kaluar Mbledhjes së Gjyqtarëve ankimin e kryeministrit Edi Rama për rastin e pezullimit të Belinda Ballukut nga funksionet, në bazë të një vendimi të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sipas ligjit për organizimin e Gjykatës Kushtetuese, Kolegji nuk shprehet për kalimin ose jo të një çështjeje në seancë plenare, por për moskalimin ose jo të saj. Dhe në këtë rast “vendimi për moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare nga kolegji merret njëzëri”.

Duke qenë se trupa e tre anëtarëve që përbënin kolegjin, Sandër Beci, Marsida Xhaferllari dhe Sonila Bejtja, nuk ka patur unanimitet për moskalimin, atëherë çështja i ka kaluar mbledhjes së gjyqtarëve për t’u shprehur. Edhe Mbledhja e gjyqtarëve, po ashtu si kolegji, do të duhet të vendosë për moskalimin “me shumicë votash”

Shemsi Prençi, ekspert kriminalistike, i ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt tha se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ishte prej 9 muajsh nën hetim dhe më 31 tetor u mor zyrtarisht e pandehur nga SPAK. Me urdhër të SPAK, GJKKO vendosi dy masa sigurie ndaj Ballukut, pezullim nga detyra dhe ndalim i daljes jashtë shtetit. Prençi theksoi se vendosja e masës së sigurisë “pezullim nga detyra” është kompetencë e Gjykatës dhe e asnjë pushteti tjetër.

Prençi: Rasti i Ballukut është rast për tu studiuar nga juristët në Shqipëri sepse Balluku ka mbi 9 muaj që është marrë nën hetim. Në 31 tetor është marrë e pandehur. SPAK dhe GJKKO kanë respektuar edhe të qenit nënë dhe grua dhe nuk kanë kaluar në masa të rënda. I lanë kohë për ta vlerësuar dorëheqjen, për ta lejuar SPAK dhe GJKKO që te procedonte konform kodit të procedurës penale. Kryeministri i Shqipërisë mori pozicionin e avokatit. Gjykata në gjykimin tim ka vepruar drejt bazuar në kërkesat dhe argumentet e paraqitur nga SPAK. Mos harrojmë diçka. Unë jam i bindur se nëse do të argumentohet me gjakftohtësi, fakti që nuk ekziston një konflikt juridik mes GJKKO dhe kryeministrisë (sepse nuk ekziston ky konflikt), Gjykata ka vendosur masën e pezullimit kompetencë që nuk e ka kryeministri…pezullimi si masë sigurie është kompetencë vetëm e gjykatës, nuk njeh pushtet tjetër./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Belinda Balluku Quo Vadis

Nga e njëjta kategori

“S’bëhet PD me Berishën”, Prençi: Flamur Noka s’di kur u ngrit flamuri

më shumë...

Kush e “tradhtoi” Ballukun? Kalaja zbulon në QUO VADIS ‘Nesti Angonin’ e zv.kryeministres

më shumë...

Aulon Kalaja zbulon çfarë po ndodh në kampin opozitar: PD duhet të jetë e pamëshirshme…! Oketa: PS kazermë ushtarake

më shumë...

A do të shkaktojë tërmet arrestimi i Federica Mogherinit? Kalaja: Mbështetet nga Soros

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • Në muajin dhjetor do të vijnë shumë surpriza! Horoskopi mujo...
  • Ekzekutimi i 43-vjeçarit Mondi Mëhalla, policia zbardh krimi...
  • FOTO/ Ky është ish ortaku i Mondi Mëhallës, i arrestuar nga...
  • Arrestohet Federica Mogherini, ish-përfaqësuesja e lartë e B...
  • Can Yaman, protagonisti kryesor i “Sandokan”: Jam shqiptar!
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.