Ndërkohë që gjendja e grevistëve në Marinzë përkeqësohet nga dita në ditë, ende nuk ka asnjë reagim as nga kompania “ Bankers Petroleum” as nga institucionet.
Grevistët, të cilët kanë patur përkeqësim të gjendjes shëndetësore, Eduart Selami dhe Bledar Dano pohojnë se mbeten të vendosur në kauzën e tyre teksa paralajmërojnë edhe përshkallëzim të mëtejshëm të grevës së urisë.
Sipas kreut të Sindikatës të Sektorit Hidrokarbur, Dritan Shahu, puset e naftës në mungesë të punonjësve po monitorohen nga punonjës të firmave nënkontraktore, por kjo nuk e zgjidh situatën .
Si grevistët ashtu edhe punonjësit, të cilët vijojnë bojkotin e punës, theksojnë se nuk do të tërhiqen deri në arritjen e një zgjidhjeje konkrete për rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës.
/vizionplus.tv





