E premte, 23 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

90-vjetori i Dhimitër Anagnostit, familjarë, kolegë e studentë kujtojnë trashëgiminë e pasur të regjisorit

Është përkujtuar mbrëmjen e së enjtes, në 90-vjetorin e lindjes, një nga emrat më të rëndësishëm, e që la gjurmë të përjetshme në kinematografinë shqiptare, regjisori Dhimitër Anagnosti.

Në një mbrëmje jubile kushtuar jetës dhe karrierës së tij, Universiteti i Arteve u shndërrua në një hapësirë kujtese dhe mirënjohjeje, ku u mblodhën familjarë, kolegë, studentë dhe artdashës.

Reklamë

Mungesa e Dhimitër Anagnostit reflektohet mes fjalësh e kujtimesh veçanërisht nga bashkëudhëtarja e tij skenike dhe e jetës Roza, e cila solli para të pranishmëve portretin njerëzor të regjisorit.

“Dhimitëri mbeti gjithmonë mirënjohës ndaj dashurisë që mori nga publiku, nga koleget e respektuar që punën e tij të jashtëzakonshme si artist, intelektual e qytetar. Ishte një familjar i përkushtuar, model po ishte modest. Kjo mbrëmje ishte amaneti i tij”, tha Roza Anagnosti, bashkëshortja e Dhimitër Anagnostit.

Reklamë

Era, e bija, ndau kujtime intime familjare, duke e përshkruar të atin si një figurë frymëzuese, jo vetëm në profesion, por edhe në vlerat që përcolli brez pas brezi.

Të tjerë artistë vlerësuan kontributin e Dhimitër Anagnostit në formësimin e gjuhës filmike shqiptare, duke e cilësuar atë si një regjisor me vizion, ndjeshmëri sociale dhe integritet artistik.

Mbrëmja nuk ishte thjesht një përkujtim, por një dëshmi se trashëgimia e Dhimitër Anagnostit vijon të jetojë në filmat e tij, në kujtesën e kolegëve dhe në frymëzimin që u jep brezave të rinj të artistëve.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë