Subscribe

Këtë të premte u regjistrua numri më i lartë i rasteve ditore me koronavirus në Shqipëri.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar pozitivë 90 persona, nga 362 të testuar.

Eugena Tomini renditi në daljen e saj për mediat qytetet ku janë zbuluar rastet e reja.

“Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 35 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 10 në Kurbin, 8 në Vlorë, 6 në Shkodër, 4 në Përmet, 3 në Pogradec, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kavajë, Lushnje, nga 1 rast në Kolonjë, Vau i Dejës, Kamëz, Durrës.”

Një ditë më parë u konfirmuan 82 raste të reja. Totali i të infektuarve në Shqipëri ka shkuar në 2,758.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *