Me kaq shumë pikë diference që ka në raport me ndjekësit e me titullin kampion të hipotekuar tashmë, Inter mund ti lejoje vetes edhe ndalesa në serine A.

Zikaltrit nuk shkuan më shumë se barazimi 1 me 1 në shtëpi ndaj Napolit në duelin e javës së 29. Dy pikë të lëna që nuk preukupojnë pasi skuadra e Inzagit është 14 pikë përpara Milanit, ndjekësin më  i afërt.

Megjithatë tek zikaltrit prisnin të reagonin më mirë dhe më fort, pas eleminimit nga champions, të paktën për hir të tifozeve të pranishëm në san siro dhe jo vetëm. Ritmi u ndeshjes ishte i lartë që në fillim ndërsa dy rastet e shpejta i pati Inter me anë të Darmian dhe Lautaros.

Të zotët e shtëpisë dominuan ndeshjen në pjesën e parë përballë një Napoli të pafuqishëm për t’iu përgjgjur interit në qarkullim topi dhe intensitet loje. Rezultati në këtë pjesë u zhbllokua nga Darmian në minutëne 43.

Edhe në pjesën ë dytë kryesuesit ishin agresivë dhe të rrezikshëm por Meret bëri një pritje të bukur ndaj Lautaros duke mos lejuar dyfishimin e shifrave. Mirëpo nga ana tjeter merr gol, pasi Napoli barazoi me Huan Zhezus në minutëne 81. Pika ndonëse e marrë përballë skuadrës më të fortë të seria, nuk i shërben shumë Napolit në luftën për zonën champions pasi Bolonja e vendit të 4 është 9 pikë larg ndërsa Roma e vendit të pestë është 6 pikë larg./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *