8 qytetarë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vend. Ndërsa janë identifikuar 563 raste të reja pozitive me koronavirus.

Nuk e kanë fituar dot betejën me COVID një 33-vjeçare nga Lushnja pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 46-vjeçar dhe një 60-vjeçare nga Shkodra, një 65-vjeçar nga Prrenjasi, një 65-vjeçar dhe një 66-vjeçar nga Tirana, një 74-vjeçar nga Pogradec, një 76-vjeçar nga Durrës, me sëmundje bashkëshoqëruese.

“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 255 raste në Tiranë, 56 në Gjirokastër, 43 në Shkodër, nga 24 raste në Korçë, Elbasan, 20 në Fier, 17 në Krujë, 11 në Sarandë, nga 10 raste në Pukë, Kolonjë,  nga 9 raste në Lushnje, Mallakastër, nga 8 raste në Lezhë, Kavajë, nga 7 raste në Vlorë, Berat, nga 6 raste në Kukës, Peqin, nga 5 raste në Durrës, Has, nga 4 raste në Tropojë, Gramsh, nga 3 raste në Pogradec, Kuçovë, nga 2 raste në Delvinë, Tepelenë, nga 1 rast në Mirditë, Kamëz, Përmet, Dibër, Malësi e Madhe.”

Ndërkohë, janë shëruar 150 qytetarë, duke e çuar në total numrin e të rikuperuarve në 12,353. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 367 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

Po ashtu, janë realizuar 2,723 testime, prej të cilave 984 janë kryer për arsye depistimi.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  6034

Durrës                  1037

Fier                         949

Korçë                    759

Shkodër                742

Elbasan                  624

Lezhë                     559

Vlorë               544

Berat               367

Kukës                      300

Gjirokastër           322

Dibër                 125

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *