Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar 75-vjetorin e fitores mbi nazi-fashizmin.

Në një postim në “Twitter”, kreu i shtetit ka publikuar reagimin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenber, i cili ka vlerësuar rolin e aleancës së krijuar në Luftën e Dytë Botërore mes Europës dhe Amerikës së Veriut.

Meta shkruan se Shqipëria duhet të ndihet krenare për kontributin që ka dhënë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe që prej 11 vitesh është e përkushtuar si anëtare e NATO-s.

“Në 75-vjetorin e fitores mbi nazi-fashizmin, Shqipëria ka arsye të ndihet krenare për kontributin e saj gjatë LIIB dhe që prej 11 vitesh është e përkushtuar si anëtare e @NATO. Të angazhuar për të përmbushur të gjitha detyrimet për të qenë sa më parë edhe anëtarë të BE”, shkruan Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *