Një 74-vjeçar u vu në prangat e Policisë së Lushnjes, pasi akuzohet se ka qëlluar disa herë më thikë një tjeter shtetas.
Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se në fshatin Ngurrëz e Vogël, ka pasur një konflikt mes dy shtetasve. Banorët në fshatin Ngurrëz e Vogël lajmëruan forcat e rendit për një konflikt që po zhvillohej mes dy personave.
Në vendngjarje uniformat blu bënë të mundur arrestimin të flagrancë të shtetasit T.d., 74 vjeç.
Për motive të dobëta ai ka goditur me sende të mprehta (thikë), duke plagosur rëndë shtetasin I. S., 50 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë, për mjekim më të specializuar.
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale thika me të cilën autori ka goditur shtetasin I.S.