Arnold Schwarzenegger mbush plot 70 vjet.

 

 

 

Përpara se të ishte i famshëm, ai mendonte të niste karrierën si bodybuilder dhe që në moshën katërmbëdhjetë vjeç  nisi të stërvitej shumë.

 

 

 

Filmat e tij më të njohur janë:

Conan Barbarian

Predator

Terminator

Total Recall

 

 

 

Pjesa më e madhe e filmave ku aktori ka luajtur janë ato ku ai ka nxjerrë në pah edhe muskujt duke luajtur kryesisht role personazhesh të fortë që përcjellin idenë e heronjve.

 

 

 

Në prill të vitit 1986, aktori u martua me gazetaren televizive Maria Shriver, e cila është dhe mbesa e John Kennedy-it, por në maj të vitit 2011 ata u ndanë. Ai ka tre djem të quajtur Patrick, Christopher dhe Jozef dhe dy vajza të quajtura Katherine dhe Christina.

 

 

Aktori, i cili për disa vite u përfshi edhe në politikë, ka lindur në Austri dhe ka shërbyer si guvernator i Kalifornisë në vitet 2003-2011.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *