Shtatë qytetarë kanë humbur jetën këtë të mërkurë nga COVID. Pacientët që nuk e fituan dot betejën me sëmundjen ishin nga Elbasani, Lezha, Shkodra, Tirana, Berati dhe Gjirokastra, të moshave nga 57 deri në 83 vjeç.

 

Ndërkohë, nga 5544 testime të kryera, kanë dalë pozitivë 820 persona.

 

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 223 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5501
Shkodër 1204
Durrës 1191
Fier 1108
Vlorë 713
Elbasan 642
Lezhë 562
Berat 472
Kukës 305
Korçë 302
Gjirokastër 259
Dibër 224

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *