Të paktën 67 persona kanë humbur jetën gjatë orëve të fundit në Pakistan dhe në Indi si pasojë e motit të keq.

 

Sipas mediave ndërkombëtare reshjet e shumta të borës kanë krijuar shqetësime për ditë me radhë në zonat në veri të Pakistanit, duke bllokuar transportin dhe aktivitetet.

 

Informacionet bëjnë me dije se si pasojë e orteqeve në Indinë fqinje, të paktën 10 njerëz humbën jetën në pjesën veriore të Kashmirit, administruar nga Neë Delhi. Midis të vdekurve raportohet edhe për pesë ushtarë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *