Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar sukses dhe besim të institucioneve ekonomike europiane dhënien e një kredie 650 milionë euro me interesa të favorshme nga Eurobondi.

Për Ramën, ky sukses i Shqiperisë në tregjet e kapitaleve, tregon se këto institucione besojnë tek Shqipëria dhe tek libri i llogarive të saj.

Analistët e shifrave që nuk i kuptojnë dhe opozitarët e aritmetikës që nuk e zotërojnë, le ta shohin rezultatin e sapo arritur të Shqipërisë në tregjet e kapitaleve, ku përgjigja për Eurobondin në shqip përkthehet: Besojmë tek Shqipëria dhe tek libri i llogarive të saj!

Rama iu përgjigjet edhe kritikev, përfshirë këtu edhe opozitën mbi shifrat ekonomike te qeverisë së tij.

Meqë këta nuk dinë t’i gëzohen asnjë të mire të këtij vendi dhe meqë unë nuk i konsideroj shpulla për ta sukseset e Shqipërisë, u them se doni s’doni ju, edhe tregjet e thanë sot se ky vend që s’u thye nga tërmeti e s’u gjunjëzua nga Covidi, do dalë më i fortë nga të dyja.Dhe natyrisht, kur një vend arrin këtë rezultat spektakolar në një kohë kaq të vështirë dhe megjithë vajtojcat që e qajnë dhe shajnë përditë, nuk ka se si të mos jesh krenar si kryetar i qeverisë, për librin e llogarive të shtetit që merr një vlerësim kaq spektakolar nga tregjet!

Rama shton se Shqipëria ka raport shumë më të mirë sesa fqinjët sa i takon shifrave të Eurobondit. Kreu i qeverisë ka në fund edhe një ironi për rivalin e tij politik, Lulzim Basha.

Ah po, se mos harroj, meqë është në modë krahasimi me vendet përreth, le t’i marrin e t’i krahasojnë tani përgjigjet e tregjeve për secilin prej vendeve,që së fundi kanë dalë për Eurobondin në kërkim të financimit të ekonomive postCovid!E di e di, të fundit dalil prapë, 7×7=42

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *