Policia italiane vuri në pranga një 33-vjeçar shqiptar. Atij ju gjetën në shtëpi 50 kg hashash. I riu shqiptar u ndalua për një kontroll rutinë nga policia rrugore, por nuk kishte mjetin e identifikimit me vete.
Ai i tha policisë se mund të shkonte deri në shtëpi për të marrë pasaportën. Por efektivët e policisë vendosën ta ndjekin nga frika se mos ai arratisej.
Kur mbërritën në shtëpi, blutë gjetën në dhomën e tij të gjumit pako me hashash të mbështjella me izolant të zi.





