Subscribe

Regjistrohet viktima e pestë për shkak të koronavirusit. I ndjeri është një 49 vjeçar që prej 13 ditësh ishte i shtruar në Spitalin Infektiv të Tiranës. Eugena Tomini, shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik njoftoI  se pacienti vuante nga sëmundja të tjera.

 

 

Përveç numrit të viktimave, janë rritur edhe rastet e të prekurve me koronavirus. 19 persona kanë rezultuar pozitiv, duke e çuar numrin e të infektuarëve në 123.

 

 

Rastet e reja me Covid-19 kanë zgjeruar edhe hartën e qyteteve të prekura, me 13 të tilla.

 

Një lajm i mirë është se 10 qytetarë janë shëruar dhe tashmë janë kthyer në banesat e tyre ku do të vazhdojnë të qëndrojnë të izoluar edhe për 14 ditë.

 

 

Nga dita e identifikimit të rastit të parë, pacientit zero, janë testuar 903 persona. Pas zbulimit të 123 të infektuarëve, strukturat shëndetësore vazhdojnë hetimin epidemiologjik për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive, me qëllimin ndërprerjen e zinxhirit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *