5 qytetarë të infektuar me koronavirus kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë zbuluar 50 raste të reja pozitive.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njoftoi këtë të premte se rezultatet e të infektuarve janë në bazë të 561 mostrave të testuara.

Po ashtu, janë shëruar edhe 117 pacientë, ndërsa numri i rasteve aktive është 2.760.

Që prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar në total 14.496 të prekur dhe 586 viktima.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *