Ka shkuar në 424 numri I pacienteve të prekur nga koronavirusi në Itali.

Shtrirja e të infektuarve është në 10 rajone sipas të dhënave zyrtare nga autoritetet shendetësore fqinje.

Deri paraditen e kësaj të enjteje, lllogariten 305 paciente në Lombardi, 71 në Veneto, 47 më Emilia Romanja, 16 në Liguria, 3 në Piemonte, Lazio dhe Sicili, dy ne Toskana, 1 ne Puglia dhe një në Bolzano.

Në mesin e të infektuarve janë edhe 8 fëmijë, nga të cilët 7 në Lombardi dhe një në Veneto.

 

Rajonet e fundit të prekura nga koronavirusi janë Marche në qëndër të Italisë dhe Puglia në jug.

 

Deri tani koronavirusi I ka marrë jetën 12 personave në Itali, 10 në Lombardi dhe dy në Veneto.

 

Viktima e fundit ishte një 70 vjecar që humbi jetën në spitalin e Parmës ditën e mërkurë.

 

Të gjithë viktimat janë mbi moshën 68 vjec dhe me semundje të tjera kronike ose të rënda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *