Subscribe

Prokuroria e Tiranës dhe Policia e Shtetit dolën në një konference për shtyp për të dhënë informacion mbi operacionin për arrestimin e disa personave për skandalin e publikimit të pagave të mbi 600 mijë qytetareve.

 

Prokurorja Elizabeta Imeraj tha se nuk kemi të bëjme me ndërhyrje në rrjet por me shperndarjen e të dhënave nga persona që punonin në institucione shteterore.

 

Imeraj sqaroi se janë arrestuar 4 persona deri tani, nga të cilët dy janë specialist IT, ndërsa dy të tjerë janë punonjës të bizneseve që kanë blerë të dhënat.

 

 

Specialistja e IT tek Drejtoria e Tatimeve Eni Qirjako i mori te dhenat per pagat nga sistemi dhe ia kaloi kolegut të saj të IT, Andi Agaraj.

 

Ky i fundit ia shiti te dhenat, i cili i shiti në dy kompani private, konkrerisht tek shtetasit Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.

 

“Kemi arritur të zbulojmë mekanizmin e të gjithë ngjarjes, tani po punojmë për të kuptuar qëllimet e publikimit të këtyre të dhënave në media.  Punonjësit kanë shfrytëzuar postin e tyre për të shitur të dhënat, duke shpërdoruar në këtë mënyrë detyrën. Hetime po kryen edhe tek drejtoria e transportit rrugor, bëri të ditur Prokurorja Imeraj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *