39-vjeçari me origjinë shqiptare, Bashkim Allçiu, u arrestua nga policia italiane.

Ai akuzohet se ka shfrytëzuar për prostitucion dy motra nga Ukraina. Referuar mediave italiane, motrat kishin shkuar në Itali për të punuar, por përfunduan si prostituta.

Bashkim Allçiu u prangos teksa priste që ukrainaset të përfundonin “turnin e punës”. Ai u merrte atyre të ardhurat që siguronin.

Madje ai kishte kërkuar edhe 10 mijë euro nga njëra me qëllim që të mos punonte më meqë ishte shtatzënë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *