E shtunë, 10 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef 2 Eps) deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

“36 vjeçari vdiq nga dhuna në burg”/ Familja akuza policisë franceze (FOTO)

Vdekja e 36 vjeçarit, Mentor Rexha në një burg të Francës, ku ai kryente dënimin, ka ngjallur dyshime tek familjarët të cilët besojnë se ai është vrarë.

Ndryshe nga pretendimet e autoriteteve franceze, se i riu kreu vetëvrasje, të afërmit në Shkodër thonë se ai është dhunuar në burg e si pasojë ka humbur jetën.

Reklamë

 

RUKINE REXHA 

Reklamë

 

NENA E VIKTIMES

 

“Djali kishte nje vit qe ishte ne France dhe 6 muaj kishte ne burg se akuzohej per djegien e disa makinave. Ka qene duke folur me vellain  ne telefon kur e kane arrestuar. Gjate kohes qe kemi folur ne telefon nuk na ka shprehur shqetesime dhe ne jemi te bindur se nuk ka kryer vetevrasje. Kerkojme qe te hetohet sepse ne trup ka shenja dhune.”

 

Familjarët kanë hedhur akuza dhe në drejtim të ambasadës Shqiptrare në Francë pasi sipas tyre nuk ka marrë asnjë masë.

 

SELAUDIN REXHA

 

DJALI I XHAXHAIT

 

“Ambasada shqiptare ne France nuk na eshte pergjigjur por na eshte shprehur ne menyre absurde kur i kemi kerkuar ndihme dhe te gjitha veprimet jane duke i kryer vellai i viktimes me te motren e tij. Akuzat ndaj kusheririt tim jane te paverteta.”

 

Mentor Rexha ndërroi jetë mesnatën e 1 shkurtit në qelinë e burgut ku po kryente dënimin.  Ai akuzohej së bashku me dy shqiptarë të tjerë për djegien e disa automjeteve.

 

 

FOTO: Trupi i viktimes pas dhunes…

Më shumë video

Reklamë