Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia në Maliq, pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri bashkëfshatarin e tij, B. D. Ky i fundit ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

 

Bëhet fjalë për J. Q., i cili qëlloi me automatik në drejtim të 29-vjeçarit, pa i shkaktuar lëndime.

 

Falë ndërhyrjes së uniformave blu, u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të konfliktit, kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes.

 

Gjatë kontrollit, u sekuestruan krëhëra automatiku dhe pushke, pjesë të tjera përbërëse të armëve të zjarrit dhe municion luftarak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *