Një aksident i rëndë u shënua në orët e vona të mbrëmjes së të premtes në rrugën “Dritan Hoxha” në Laprakë. Shtetasi me iniciale A. Ç., 30 vjeç ishte duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe për pasojë u përplas me një makinë tjetër.

 

Prej përplasjes ndërroi jetë shtetasi F. A., i cili ishte pasagjer në makinën që drejtonte 30-vjeçari. Gjatë marrjes në pyetje nga forcat e policisë, ky i fundit dha dëshmi të rremë. Ai gënjeu duke thënë se në timon ishte shtetasi F. A., pra ai që ka ndërruar jetë.

 

30-vjeçari u vu në pranga dhe akuzohet për tri vepra penale: “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor“, “Deklarim i remë para oficerit të policisë Gjyqesorë ” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *