Ulet numri i viktimave nga koronavirusi në Britaninë e Madhe.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 539 viktima. Në total, numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur jetën është 30.615.

Autoritetet raportuan se këtë të enjte janë shënuar 5614 infektime të reja, duke e çuar gjithsej numrin e të prekurve në 206.715.

Ndërkohë, 383 viktima janë regjistruar në Angli, 59 në Skoci, në Uells u shënuan 18 vdekje, ndërsa në Irlandën Veriore ishin 4 viktima.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *