Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
26 November 2025
Vizion fokus

“I japim llogari vetëm Zotit”, dy të arrestuarit për...

Lefter Koka kërkoi lirinë, Gjykata e Posaçme e Apelit...

Berisha, krah SPAK për “Ballukun”, kreu i PD mbron...

25 të shoqëruar për atentatin, Julian Sula “kyç” gojën...

Hungaria: Do ta ndihmojmë Serbinë me furnizime me naftë

Zjarri përfshin rrokaqiellin në Hong Kong, të paktën 4...

Me kallashnikov në duar, momenti kur qëllohet me breshëri...

Atentat 10 sekonda, drejt Sulës u qëllua me kallashnikov...

“Lumenj” kokaine nga Amerika e Jugut në Itali, goditet...

Trump thotë se do të dërgojë Witkoff në Moskë...

25 të shoqëruar për atentatin, Julian Sula “kyç” gojën në polici, atentatorët gabuan vetëm disa sekonda gjatë sulmit

26 Nëntor 13:48

Kjo foto tregon momentin kur dy persona qëllojnë, njëri me kallashnikov e tjetri me pistoletë në drejtim të Jualian Sulës.

Atentati ndodhi të martën në kryqëzimin midis spitalit dhe stadiumit të Lushnjës.

Në fare pak sekonda, Julian Sula, i njohur ndryshe si Juli i Pashakos, është gjendur nën breshëritë e plumbave, teksa ishte i vetëm në makinën e tij.

Sipas policisë, atentatorët dolën nga makina ndërsa një i tretë ndodhej në timon.

Ata mbanin maskë të zezë në fytyrë dhe kapele. Sapo panë makinën “BMW” të zezë të Julian Sulës që hyri në rrugë ata zbritën gjuajtën me breshëri.

Por duket se një vonesë e tyre në pritë bëri që Julian Sula të kalonte me shpejtësi para tyre. Duket 45-vjeçari i pa atentatorët duke i dhënë shpejtësi makinës e duke i shpëtuar mrekullisht plumbave.

Atentati zgjati vetëm 10 sekonda. 6 plumba përfunduan në makinën e Sulës ndërsa një plumb e preku në këmbë.

Pas kësaj autorët dogjën makinën se bashku me armët në fshatin Lifaj.

Nga ekspertiza paraprake e policisë makina bashkë me targat rezultojnë të vjedhura dy vite më parë në Greqi.

Pistat që po hetohen janë disa, duke nisur nga e kaluara e Julian Sulës në vitin 1997 e deri më sot, si dhe lidhjet e tij me trafikun e narkotikëve, ndërsa policia shoqëroi të paktën 25 persona.

Vetë Sula apo siç njihet ndryshe Juli i Pashakos nuk pranoi të japë asnjë detaj nga ngjarja para uniformave blu.

Prej 2 vitesh, Sula  lëvizte lirshëm në Lushnje madje edhe në këmbë. I njohur si kundërshtar i Aldo Bares, drejtues i një tjetër grupi kriminal në Lushnjë, atij i është bërë edhe më herët atentat.

Emri i tij është përmendur edhe në masakrën e Lushnjës ku mbetën të vrarë, Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi ndërsa dy të tjerë u plagosën. Dyshohet se personi i tretë që ishte në makinë me Laert Haxhiun dhe Orges Bilbilin ishte pikërisht Julian Sula.

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
juliana sula

Nga e njëjta kategori

“I japim llogari vetëm Zotit”, dy të arrestuarit për terrorizëm refuzojnë të dëshmojnë

më shumë...

Lefter Koka kërkoi lirinë, Gjykata e Posaçme e Apelit merr vendimin për ish-ministrin

më shumë...

Berisha, krah SPAK për “Ballukun”, kreu i PD mbron Lulzim Bashën për “21 janarin”

më shumë...

Rrëshqitje dherash pranë fshatit Vllahinë, bllokohet segmenti rrugor që të çon drejt kësaj zone

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • “E le Roelin jetim, nuk prite të të thërriste babiR...
  • E trishtë! Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi
  • Krim horror në Greqi/ Nusja e varur nga kumari masakron vjeh...
  • E FRIKSHME/ Skema e PENSIONEVE, ja ç’ndodh në 10 vite:...
  • Atentat 10 sekonda, drejt Sulës u qëllua me kallashnikov dhe...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.