Subscribe

Shkon në 23 numri i personave të prekur me Virusin e ri Covid19. 8 rastet e reja të konfirmuara si pozitiv janë 3 ne Tirane, 2 në Durrës, 2 në Elbasan si dhe 1 në Rrogozhinë.

 

Në Spitalin Infektiv në QSUT aktualisht ndodhen te shtruar 5 të prekur. 3 raste jane infektuar nga i identifikuari i parë si pacienti zero, 31 vjecari i cili kishte histori udhëtimi me Italinë si dhe një 45 vejcare nga Rrogozhina.

 

Ndërsa 18 rastet e tjeratë konfirmuara me virusin covid 19 janë të izoluar.

 

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 145 raste nga 298 raste në total, 134 prej të cilëve janë të vetëkarantinuar.

 

Lidhur me mjekët dhe infermiërët e Durrësit,  50 testet nga kampioni i parë i kryer në laboratorin e virologjisë pranë ISHP rezultuan negativë.  Ndërkohë vijon gjurmimi i rasteve të kontaktit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *