Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar numri më i lartë i të infektuarve që kanë arritur të fitojnë betejën me virusin.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se këtë të martë janë shëruar 227 qytetarë, duke e çuar numrin në total të të shëruave në 5441.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 227 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm”, shkruan ministrja.

Një ditë më parë, në vend, u raportuan katër humbje jete dhe 133 të infektuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *