E shtunë, 24 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

21 Janari pas 15 vitesh, Ibraj: Gabimi më i madh politik i Edi Ramës është koalicioni me Ilir Metën

Avokati Kujtim Ibraj, i ftuar në studion e Quo Vadis, të moderatores Pranvera Borakaj, ka folur për 21 Janarin, një çështje ende e pazbardhur edhe pas 15 vitesh.

Ibraj tha se gabimi më i madh politik i Edi Ramës është aleanca me Ilir Metën, ndaj të cilit u ngrit protesta e 21 janarit 2011, ku u vranë katër persona.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Ibraj: Gabimi më i madh politik që ka bërë Edi Rama është aleanca me Ilir Metën.

Reklamë

Çeno: Ai nuk vinte në pushtet pa Ilir Metën.

Ibraj: Nuk e dimë nëse vinte apo jo, por unë nuk e dua atë pushtet. Edhe Sali Berisha bëri gabim në vitin 2009. Le ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme. E dini çfarë dëmi i ka bërë qeverisjes së PD-së qeverisja me LSI-në? Këto janë paterica që shërbejnë për interesa materiale. Ne nuk duam pakica për interesa materiale, që të tallen me taksat e fëmijëve tanë.

Duka: Prandaj pësoi zbehje 21 Janari, sepse u bë koalicion me Metën. Plaga duhej shëruar në atë kohë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë