Viti 2021, përtej pandemisë që është tashmë një çështje globale prej dy vitesh, do të mbahet mend si një vit I mbushur plot me zhvillime të forta të aktualitetit politik.

 

Njëra prej këtyre ngjarjeve, zgjedhjet e 2021, ishin një proces i pritshëm dhe me fokus të lartë. E në fakt me siguri edhe ajo që prodhoi rezultati I zgjedhjeve te 25 prillit, kondicionoi jo pak edhe mjaft zhvuillime të tjera të forta poliike sidomos në kahun demokrat.

 

Mirëpo përpara se të fokusohemi tek lufta për selinë blu,  le ti rikthehemi dinamikës së 25 prillit.

 

Shqiptarët vuajtën edhe një herë tjetër për fat të keq, traditen e proceseve elektorale të tre dekadave të fundit.

 

Akuza, fyerje, sharje, baltosje mes rivaleve politike dhe thuajse zero programe politike, pak alternative zgjedhjeje për shqiptarët dhe konfuzion I madh.

 

Lista deputetesh të mbyllura sipas orekseve të kryetareve dhe të dorëzuara përtej afatave kohore nga frika e tradhëtive, parti fantazem të krijuara në një kohë të shkurter, më shumë për të dëmtuar sepse për të ndihmuar, deri edhe një fryme lufte, here pas herë, dhe jo leksion demokracie sic në fakt është standart jo vetëm në Europen ku ëndërrojmë të shkojmë, por edhe ne Kosovën fqinje, me më pak vite shtetformim mbi supe.

 

E tille ishte edhe fryma pas zgjedhore, me Lulzim Bashën që fillimishit nxitoi të shpallte fitore vetem pak minuta pas mbylljes se kutive, dërsa më pas bëri prapakthehu duke akuzuar mazhorancën për vjedhje të votave përmes krimineleve në lista dhe patronazhisteve.

 

Ai që fërkoi duart dhe iu gëzua një mandati historik, ishte Edi Rama, që theu edhe një rekord, atë të fitimit të tre mandateve radhazi nga nje parti politike në periudhën e postkomunizmit.

 

Fjalimi i fitores, ndoshta ishte edhe periudha me vëmendjen më të lartë që Rama mori gjatë këtij viti, sepse në vazhdim ai dhe shqiptarët e fokusuan vëmendjen e tyre tek spektakli në selinë blu, aspak i denje për një vend demokratik.

 

Lulzim Basha e përdori alibinë për vjedhjen e zgjedhjeve për të mbajtur Partinë Demokratike, përtej një procesi jo transparentm, te shpejte dhe te kontestuar kundrejt Agron Shehajt, Fatbardh kadillit, e të tjereve.

 

Pakënaqësite e mëdha brenda selise blu për rikonfirmimin në krye të partisë Bashës, raporton Vizion Plus, në fakt ishin vetëm fillimi i një krize që më pas do të çonte në carjen përfundimtare të partisë.

 

Në 19 maj nëpërmjet një mesazhi në “tëitter” Sekretari i Shtetit, Antony Blinken,bëri të ditur se Berisha dhe familja e tij ishin shpallur zyrtarisht të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA dhe prandaj edhe ju ndalohet hyrja në vend me arsyetimin se veprat e korrupsionit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri.

 

Pikepyetja e madhe e opionionit public ishte tashmë sesi do të sillej Basha pas këtij vendimi, si do të përgjigjej ai para një ultimatum ku ai duhet të zgjidhte mes partneritit me SHBA apo Berishën. Fillimisht kryedemokrati në datë 19 maj i kërkonte departamentit të shtetit që të bënte transperence të plotë me vendimin kundër Berishës, duke e cilësuar “Doktorin” njeriun e arritjeve të mëdha të vendit ndër vite.

 

Një qëndrim ndryshoi radikalisht me kalimin e javëve dhe muajve, aq sa Lulzim Basha u detyrua ta përjashtojë “atin” e tij politik nga grupi parlamentare duke I hapur rruge çarjes përfundimtare të grupeve brenda selise blu.

 

Një vendim që solli si reagim riaktivizimin politik të Sali Berishës I cili, ndonëse jo si në kohërat e vjetra nisi të grumbullojë pas vetes deputete, personalitete të PD dhe vecanërisht i rrëmbeu Bashës, vëmendjen  e bazës demokrate.

 

Lufta për seline blu i bëri demokratet “gazi I botës” në sytë e kundërshtareve politik dhe të opinionit public, nisur nga akuzat nga më të rënda që shpërhyen mes këtyre dy personazheve, a thua sikur nuk kishin pasur asnjë pikë takimi në të kaluarën e tyre.

 

Lufta për shifrat, dy kuvende brenda një javë dhe më së shumti akuzat e papara mes Bashës dhe Berishës, dikur një trup i vetëm, e kthyen PD-në, në lajmin e ditëve dhe të javëve, duke anashkaluar probleme të mëdha deri edhe skandale, plagë sociale dhe ekonomike që vuajnë sot shqiptarët.

 

Njera mbi të gjitha, shton Vizion Plus, skandali i të dhenave mbi pagat dhe targat e makinave të 600 mijë qytetareve, që nxorri në pah brishtësinë, paaftësinë dhe papërgjegjëshmërinë e institucioneve tona. Mirëpo nuk thonë kot që çudia më e madhe zgjat 3 ditë..Tanime ky megaskadal është sfumuar ashtu sikurse edhe Inceneratoret, ndoshta edhe për shkak të atmosferës festive dhe ndjeshërmësisë më të madhe për tu gëzuar pas një viti të mbushur me halle shumë, halle që për demokratet vecanërisht janë të destinuara të vazhdojnë në ditët e para të janarit.

 

Premtimi I Berishës për të marrë seline e PD-së, bravat e të cilës i ka sot Lulzim Basha është tregues i qartë që mesa duket 2022, do të jetë një vit I ri, por për fat të keq me avaze të vjetra për Shqipërinë dhe shqiptarët./ Ervin Sina-Vizion Plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *