E mërkurë, 28 Tetor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Politikë

“20 mijë shqiptarë të larguar në 6 vite”/ Meta: Axhendë e qëllimshme shpopullimi!

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me artikullin e publikuar nga Zëri i Amerikës, ku zbulonte se në 6 vite e fundit nga Shqipëria janë larguar 220 mijë qytetarë.

 

Reklamë

Sipas Metës, kjo tregon se ka një axhendë të qëllimshme që tenton të falimentojë Shqipërinë si komb. Presidenti thekson se nevojitet urgjentisht një strategji e qartë dhe efektive që lufton realisht dhe në mënyrë permanente fenomenet që çojnë në braktisjen e vendit nga shqiptarët,

 

Reklamë

“Axhenda e qëllimshme antikombëtare për shpopullimin dhe falimentimin e Shqipërisë është një fakt i qartë. Pasojat tragjike ndihen në çdo familje shqiptare dhe në çdo sektor.

Është detyra e të gjithëve të unifikohemi pa humbur më kohë, në një front të përbashkët kombëtar, për të adresuar me përgjegjshmëri, atdhetari dhe profesionalizëm këtë dramë të madhe, duke ringjallur shpresën.

Nevojitet urgjentisht një strategji e qartë dhe efektive që lufton realisht dhe në mënyrë permanente fenomenet që çojnë në braktisjen e vendit nga shqiptarët, duke garantuar së pari standarde të qeverisjes, llogaridhënie demokratike në çdo nivel dhe dëgjimin e zërit të qytetarëve nëpërmjet referendumeve.

Të bashkojmë energjitë për t’i dhënë Shqipërisë drejtimin dhe perspektivën e merituar europiane! Koha për të ndërtuar Europën në Shqipëri është tani!”, shkruan Meta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë